75 Mall Live Search
16:15 / E Martë, 18 Janar 2022 / k.v

Kamioni i KFOR-it godet dy vetura të parkuara, policia jep detaje për aksidentin

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me aksidentin ku është përfshirë edhe një kamion i KFOR-it.

Aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Pejë-Prishtinë, në fshatin Vragoli.

Përveç dëmeve materiale në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

“Rreth orës 12:00, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, fshati Vragoli. Në aksident është përfshirë vetëm një kamion, i cili dyshohet të ketë pasur defekte teknike dhe për pasojë ka dalë nga rruga dhe i ka goditur dy vetura të parkuara”, ka thënë zyrtari për informim në polici Bajram Krasniqi.

Kolona e automjeteve ishte shumë e gjatë për sa kohë automjetet e dëmtuara kanë qëndruar në rrugë.

Në vendin e aksidentit ka dalë policia rrugore dhe njësiti për hetimin e aksidenteve që vepron në kuadër të KFOR-it./IndeksOnline/