Merr flakë Audia “06” në kufirin Kosovë-Serbi

Një veturë e tipit Audi me targat 06 është përfshirë nga flakët ditën e sotme në kufirin Kosovë-Serbi.
IndeksOnline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Sipas të dhënave të para, pronari i makinës ka qenë i nacionalitetit serb.
Po ashtu, Policia Serbe dhe ajo e Kosovës ka reaguar në mënyrë të menjëhershme duke larguar makinat që kanë qenë në kolonë.
Dyshohet se vetura mori flakë pasi ishte gaz.
Kurse, ende nuk është raportuar për të lënduar./IndeksOnline/