75 Mall Live Search
22:27 / E Martë, 18 Janar 2022 / kutia

Nisin shakatë pas paralajmërimit për shtrenjtimin e energjisë elektrike

Në rrjetet sociale kanë nisur talljet dhe shkatë më paralajmërimin për rritje të çmimit të rrymës.

Qytetarët vendosin orët matëse në dorë, për t’i kontrolluar harxhimet.

Po ashtu, qytetarët kanë ironizuar shtrenjtimin e rrymës nga Qeveria Kurti! “85€ Paret e Strujes.

Mos i prek se te Albinit e Vjosës janë”!

Qeveria e Kosovës e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 kWh energji.

Afro 200 mijë familje do të preken nga rritja e çmimit të energjisë të propozuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Këta konsumatorë konsumojnë mbi 600 kilovatë energji brenda muajit.

Reagime dhe thirrje për protesta, çka do të ndodh pas paralajmërimit për shtrenjtim të rrymës