75 Mall Live Search
22:41 / E Martë, 18 Janar 2022 / OSH

Bajqinovci për koalicionet lokale me PDK-në: Janë vendime të kryesisë lokale dhe i respektoj, si Mefail jam kundër!

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sonte deklaroi se Qeveria dalëngadalë po e shtrinë sovranitetin.

Ai tha se në kohën e opozitës, policia, njësitë speciale nuk kanë guxuar të shkojnë në veri e të futen në atë formë.

“Sot i kemi ndalu zgjedhjet, edhe sot, policia jonë çdo mëngjes bastis ndërtesat, shtëpitë e kriminelëve…”, tha ndër të tjera ai në “Click.

Bajqinovci u pyet nga gazetari edhe për koalicionet lokale me Partinë Demokratike të Kosovës.

Ai u shpreh se ky vendim i takon kryesive lokale të cilat i respekton, mirëpo ai si person është kundër këtyre koalicioneve./IndeksOnline/