75 Mall Live Search
07:25 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / OSH

Prishtina me më së shumti raste aktive me COVID-19

Aktualisht ne Kosovë janë 5 mijë e 678 raste aktive me COVID-19. Komuna e Prishtinës ka numrin më të lartë të rasteve aktive.

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) në kryeqytet aktualisht janë 2 mijë e 614 raste aktive me koronavirus.

Ndërsa Mitrovica është e dyta për nga numri i raste aktive.

Në këtë komunë janë 438 raste aktive me COVID-19. Në raportin e fundit, IKShPK njoftoi për një rast të

vdekjes dhe 720 raste të reja me COVID-19.