Merkelit i vije një ofertë serioze për punë, pas largimit si kancelare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka ofruar një vend pune ish-kancelares gjermane, Angela Merkel. Guterres i ka ofruar postin e këshilltares në një një organ këshillues të përbërë nga ish-krerë shtetesh.
Me punën e re, Merkel do të kishte për synim të identifikonte të mirat publike globale.
Ky komitet është një nga projektet kryesore reformuese të Guterres përpara mandatit të tij të dytë, i cili filloi në janar, shkruan Ineksonline.
Midis të mirave publike globale janë çështje të tilla si rregulloret e aplikueshme për sigurinë e aviacionit dhe tregtinë globale, si dhe gjendja e shtresës së ozonit.
Merkel nuk kandidoi në zgjedhjet federale në shtator dhe u tërhoq nga politika kombëtare në fund të vitit pas 16 vitesh si kancelare e vendit evropian, duke u pasuar nga Olaf Scholz./Indeksonline/