75 Mall Live Search
11:09 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / A. M.

Kurti komenton raportimin e “Indeksonline” – Brezovica edhe “de jure” e Kosovës, pritet investime të reja!

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka komentuar raportimin e “Indeksonline” lidhur me lëshimin e kuponëve fiskal në Qendrën Turistike të Brezovicës.

Pas 22 vitesh, vendi ynë edhe “de jure” ka nisur menaxhimin e kësaj qendre me vlerë për Republikën.

“Të gjithë i keni parë fotografitë nga fundjava e fundit që nuk i kanë vetëm pamjet piktoreske të Brezovicës dhe stazave të saja të skijimit por edhe fotografitë e kuponëve fiskal prej atje. Pasi që po ndodhë fiskalizimi, po futet përbrenda ligjit po bëhet formalizmi i kësaj ndërmarrje”, është shprehur Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit, pas kësaj, është hapur rruga për investimeve të mëdha të kësaj qendër tejet të rëndësishme turistike dhe me potencial të madh. /Indeksonline/