75 Mall Live Search
12:00 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / k.v

Policia planifikon të blejë armë

Policia e Kosovës ka në plan që gjatë këtij viti të investoi në blerjen e armëve të reja për zyrtarët e saj.

Në buxhetin e miratuar për vitin 2022 figuron ndarja e 1 milion e 300 mijë eurove për të blerë armë dhe pajisje speciale për Divizionin e Njësive të Specializuara.

Gati kaq para planifikohen të ndahen edhe për vitin 2023, raporton IndeksOnline.

Krahas përforcimit të njësive të specializuara, Policia ka menduar blerjen e armëve të gjata edhe për Policinë Kufitare.

Për këtë vit janë ndarë 350 mijë euro ndërsa po aq parashihet të ndahen edhe në vitin e ardhshëm.

Së fundi gjatë intervenimit të Njësive Speciale në Veri, në duart e policisë janë parë snajper dhe armë të gjata të teknologjisë së fundit./IndeksOnline/