75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / k.v

Arrestohen një person i cili kërkohej për vrasje në tentativë

Sot njësitet policore të stacionit të Podujevës, kanë arrestuar një person të dyshuar i cili ishte në kërkim.

Bëhet fjalë për:- B. K, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili ka qenë në kërkim me urdhëresa të gjykatës për veprën penale Vrasje në tentativë.

Hetuesit policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejnë veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë që personi i arrestuar është dërguar në vuajtje të dënimit.