Kapet kosovari duke vozitur 212km/h, i ndalohet vozitja 3 muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një shofer në Kosovë ka shkelur rregullat e trafikut.
I njëjti ka drejtuar mjetin me 212 km/h në zonën 130 km/h, shkruan IndeksOnline.
Sipas njoftimit ai është gjobitur me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motoric.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 130 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 212 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik).

Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/