MAPL rikthen në rishqyrtim projektbuxhetin e Komunës së Malishevës, ministri Krasniqi tregon arsyen

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kthyer në rishqyrtim projektbuxhetin e Komunës së Malishevës.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.
“Buxheti i komunës së Malishevës është kthyer në rishqyrtim sepse nuk ka kaluar fare në komisionin për politikë dhe financa, dhe ka patur shkelje procedurale” ka thënë në sqarim ministri Krasniqi.
Projektbuxheti që kaloi para pak ditësh në kuvendin komunal të Malishevës i paraparë për 2022-2024 ishte në vlerë 15.655.757, apo 755 mijë euro më i lartë se ai i vitit të kaluar.
Brenda afateve kohore, komuna e Malishevës pritet ta rishqyrtojë këtë buxhet dhe të ndjek procedurat ligjore të parapara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal./Indeksonline/