Asociacioni i Komunave kërkon të kthehet në komitetin anti-Covid

Kryetari i Asociacionit të Komunave, Sazan Ibrahimi ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk është e interesuar për të bashkëpunuar me kryetarët e komunave për situatën me Covid-19.
Ai ka bërë me dije se si asociacion i kanë larguar nga komiteti anti-covid dhe se nuk kanë kurrfarë bashkëpunimi me ministrinë e Shëndetësisë.
“Ministria s’po tregon gatishmëri, komunat nuk janë të informuara sa i përket proceseve, ne kemi qenë të informuar sa kemi qenë pjesë e komitetit, por tani jo. Ne kemi kerku mu kthy në komitet, tash të shohim”, ka thënë Ibrahimi për Indeksonline.
Kujtojmë se në kohën e ministrit Armend Zemaj, dhe Arben Vitia takimet me kryetarët e komunave kanë qenë të rregullta.
Ndryshe, sot në vend janë regjistruar mbi 2 mijë raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë në anën tjetër, ka paralajmëruar shtrëngim të masave. /Indeksonline/