75 Mall Live Search
19:18 / E Mërkurë, 19 Janar 2022 / LB

Dy ish deputete të LDK-së dhe anëtari i këtij subjekti në KQZ emërohen drejtor komunal

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka emëruar një pjesë të drejtorëve komunal.

Në mesin e drejtorëve të emëruar është edhe Florian Dushi, i cili është anëtar i LDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Një ditë më parë, Indeksonline ka kontaktuar me Dushin, i cili ka thënë se vazhdon të jetë pjesë e KQZ-së.

Dushi është emëruar drejtor i Inspeksionit.

Ndërsa, ish deputetja Doruntinë Maloku është emëruar drejtoreshe e Pronave.

Kurse, Teuta Sahatqija është emëruar Këshilltare për Transformim Digjital dhe Smart City.

Rama ka paralajmëruar se javën tjetër, ekipi do të plotësohet me emra tjerë.