Nesër mund të merret vendim për masat e reja, deri tani s’ka asnjë diskutim

Gjatë ditës së sotme është raportuar në media se nga nesër do të ketë masa të reja në Kosovë. Madje, është raportuar se edhe orari i gastronomisë do të ndryshojë e do të ketë orë policore nga ora 22:00.
Mirëpo, këto informata nuk janë të vërteta, të paktën kështu kanë thënë nga Qeveria e Kosovës për Indeksonline.
Sipas Qeverisë, nesër do të diskutohet për masat, por ende nuk dihet se cilat do të jenë ato.
Raportimet në media kanë qenë se Gastronomia të punojë deri në orën 21:00.
Të bëhet kusht që të gjithë ata që hyjnë në Kosovë të jenë me tri doza të vaksinës për Covid-19, dhe Ora Policore pritet të nisë nga ora 22:00.
Kujtojmë se në 24 orët e fundit, 2 mijë e 50 raste u regjistruan të infektuar me koronavirus./IndeksOnline/.