Sot feston ditëlindjen Përparim Rama, kaq vite ka mbushur
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/01/ff-1.png)
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama sot ka një ditë të veçantë. Pikërisht në këtë ditë, 20 janar, feston ditëlindjen.
Ai sot mbush 46 vite, e kjo ditëlindje e gjen në pozitën e kryetarit të Prishtinës, raporton Indeksonline.
![May be an image of 1 person and indoor](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/271681307_248663084078354_4041782863573450461_n.jpg?_nc_cat=110&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=QpM_3hLLVMAAX9PVuy1&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AT_nJWouN9OMUiC0tVKPxo6AAAZlw6ZnDsuJ9w6pMvLJxg&oe=61ED6284)
Përparim Rama, ishte detyruar qysh në vitin 1992 të largohej nga Kosova për në Britaninë e Madhe, si 16 vjeçar, pasi përndiqej nga regjimi.
Por tash, pas gati 29 vjetësh, Përparimi që në Angli kishte shkuar si refugjat, u kthye në Kosovë si arkitekt me famë botërore e që ka fituar shumë çmime në arkitekturë.
![May be an image of 1 person, sitting and indoor](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/271590961_246770864267576_6370765885506989726_n.jpg?_nc_cat=100&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=oO1rt6-gfEIAX8jXSiL&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AT_MAKc086O1app71BjWV42i5VBuk2tWZ09zVsPYSeZdaA&oe=61EE000D)
Rama do të udhëheq Komunën e Prishtinës pas rezultatit të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.
Veprat e Përparim Ramës kanë bërë që për arkitektin kosovar të interesohen edhe mediat më të mëdha botërore, CNN e Bloomberg dhe shumë të tjera./Indeksonline/
![May be an image of 1 person and indoor](https://scontent.fprn4-1.fna.fbcdn.net/v/t39.30808-6/269487005_233862268891769_6748877643785499867_n.jpg?_nc_cat=107&ccb=1-5&_nc_sid=8bfeb9&_nc_ohc=wosvmUUNMz8AX9H-j36&tn=_5p4lifBK4LAEZli&_nc_ht=scontent.fprn4-1.fna&oh=00_AT9K3b5HJLOYUFxLa2duUkju1ujHjHls_G0yhoCz16ouxA&oe=61EE7135)