Moderatorja italiane rrëfen për herë të parë arsyen e ndarjes nga aktori turk

Dukeshin si çifti perfekt por befasuan të gjithë kur vetëm pak para dasmës së paralajmëruar i dhanë fund lidhjes.
Bëhet fjalë për Can Yaman dhe Diletta Leotta, dyshja që morën simpatinë e menjëhershme si ndër çiftet më të pëlqyera nga publiku.

Moderatorja italiane dhe aktori turk me prejardhje shqiptare kishin konfirmuar se po planifikonin martesën dhe ndarja e tyre habiti të gjithë.
Tani që kanë kaluar disa muaj nga ndarja Diletta ka folur për herë të parë duke treguar se çfarë ndodhi aq papritur.
“Nuk mbaja dot më. Nuk e përballoja dot më sjelljen e tij, ishte e vështirë”,-tha ajo kur u pyet për këtë temë nga prezantuesja Silvia Toffanin.
Diletta la të kuptohet se nuk është penduar për veprimin e saj, dhe sipas revistës “Chi”, ajo ka nisur tashmë një lidhje të re.


