75 Mall Live Search
14:17 / E Enjte, 20 Janar 2022 / AR

Interesim i madh për viza në Zvicër, radhë të gjata të qytetarëve për të aplikuar

Radhë të gjata të qytetarëve janë shkaktuar sot te Qendra e Aplikimit për Vizë në Zvicër dhe Mbretëri të Bashkuar, në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Në pamjet që ka siguruar Indeksonline shohim se ka interesim të madh për shkuarje në ato vende.

Madje në ato pamje, qytetarët janë shumë afër njëri-tjetrit, e nuk ka aspak distancë, e cila në këtë kohë pandemie duhet të jetë primare.

Kështu po rrezikohet edhe më shumë shëndeti i qytetarëve, në kohën kur në vendin tonë ka shpërthim të variantit Omicron./Indeksonline/