Futbollisti i disa skuadrave evropiane, kthehet në futbollin kosovar

Skuadra e Ligës së Parë, Ferizaji ka prezantuar transferin e radhës.
Bëhet fjalë për futbollistin e disa skuadrave evropiane, Drilon Sadiku.
“Drilon Sadiku nënshkruan me FC Ferizaj.
Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se klubi ynë ka arritur marrëveshje me sulmuesin e ri, Drilon Sadikun.
Sadiku është bashkuar me klubin tonë, nga skuadra e njohur Belge, ëaasland-Beveren, e cila është pjesë e superligës së Belgjikës.
Sadiku ka qenë pjesë e disa skuadrave të njohura në Europë, si Padova (Itali) NK Istra (Kroaci) dhe Lierse nga Belgjika.
Klubi jonë i uron Drilonit suksese me skuadren tonë” thuhet në njoftimin e Ferizajit./Indeksonline/
