75 Mall Live Search
17:10 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

Dhjetëra të vrarë nga sulmi ajror në burgun e Jemenit

Të paktën 100 njerëz janë vrarë dhe plagosur, në një sulm ajror nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, që goditi një qendër paraburgimi në Jemen.

Ngjarja ndodhi kur një objekt u godit në Saada, nga një bastion i lëvizjes rebele Houthi, mëngjesin e së premtës, shkruan BBC.

Sulmi pason netët e bastisjeve të intensifikuara të bombardimeve në vazhdën e një sulmi vdekjeprurës Houthi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Arabia Saudite ka udhëhequr një koalicion shtetesh arabe në një luftë kundër rebelëve që nga viti 2015, luftë kjo që ka shkatërruar Jemenin.

Dhjetëra mijëra civilë, përfshirë më shumë se 10,000 fëmijë, janë vrarë ose plagosur si rezultat i drejtpërdrejtë i luftimeve.

Miliona janë zhvendosur dhe shumica e popullsisë është në prag të urisë.

Disa orë pas sulmit ajror, punonjësit e shpëtimit po nxirrnin trupa nga rrënojat dhe shpresat për gjetjen e të mbijetuarve po shuhen, thotë korrespondentja e BBC-së për Lindjen e Mesme, Anna Foster.

Numri i saktë i të vdekurve është i paqartë. Médecins Sans Frontières (MSF) tha se të paktën 70 njerëz u vranë, megjithëse numri pritet të rritet.

“Ka shumë trupa ende në skenën e sulmit ajror, shumë njerëz të zhdukur”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Ahmed Mahat, shefi i MSF-së në Jemen. 

“Është e pamundur të dihet se sa njerëz janë vrarë. Duket se ka qenë një akt i tmerrshëm dhune” ka shtuar ai.