75 Mall Live Search
18:14 / E Premte, 21 Janar 2022 / MSH

Kuvendi njofton për seancë të jashtëzakonshme ditën e hënë

Të hënën më fillim nga ora 12, Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për një seancë të jashtëzakonshme.

Kështu ka bërë të ditur Drejtoria për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, nga Kuvendi.

Sipas njoftimit, në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë në rendin e ditës: debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Diskutimi për këtë çështje ka qenë duke u kërkuar tash e disa ditë, si nga deputetët, ashtu edhe nga qytetarët e vendit./Indeksonline/