Maqedonasi falsifikon certifikatën e vaksinës, policia e arreston në Han të Elezit

Në Han të Elezit është arrestuar dje një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi ka prezantuar certifikatë të vaksinimit për COVID-19, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
“Certifikata është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Hani i Elezit 21.01.2022 – 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore pasi që ka prezantuar certifikatën e vaksinimit Covid 19 e cila dyshohet se mund të jetë e falsifikuar, certifikata është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.