75 Mall Live Search
21:31 / E Shtunë, 22 Janar 2022 / C E

Monaco refuzon ofertën e Milanit për futbollistin 20 vjeçar

AC Milan ka bërë një ofertë prej 3.5 milionë euro për Pietro Pellegrin e cila është refuzuar menjëherë nga Monaco, thotë Calciomercato .

Skuadra e Serie A shpreson të mbajë sulmuesin, i cili është i huazuar në San Siro që nga gushti, shkruan Indeksonline.

Por sulmuesi dëshiron të largohet për një klub që do t’i ofrojë atij më shumë minuta dhe duket se do të bëjë një kalim në janar te Torino.

Pellegri ka zhvilluar vetëm gjashtë ndeshje me fanellën e Milanit dhe shumicën prej tyre nga banka rezervë. /IndeksOnline/