18:43 / E Mërkurë, 29 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Emeli Sande sonte në Tiranë

Ylli i muzikës me famë botërore,  Emeli Sande do të performojë sonte para mijera fansave në Shqipëri për herë të parë.

“Jam e ngazëllyer që do të performoj për herë të parë në Shqipëri dhe të marr pjesë në celebrimet e Netëve të Bardha të Tiranës më 29 nëntor 2017”, ka thënë ajo.

Sande përveç që njihet për një zë të mrekullueshëm ajo ka shkruar edhe për artistë të tjerë.

Ndër hitet më të njohura të saj janë “My kind of love”, “Next to me”, “Hurts”.