75 Mall Live Search
17:00 / E Diele, 23 Janar 2022 / AR

‘Spice Girls’ do të ribashkohen së shpejti

‘Spice Girls’ thuhet se do të bëjnë një ribashkim këtë vit pasi pesë anëtaret e grupit do të jenë të pranishme në dasmën e Brooklyn Beckham me Nicola Peltz.

22 vjeçari do të kurorëzoi dashurin me të fejuarën 27 vjeçare, dhe Victoria është kujdesur të ftojë të gjithë miqtë e saj, transmeton Indeksonline.

Sipas The Sun On Sunday , Emma Bunton, Mel C, Mel B dhe Geri Horner kanë marrë të gjithë ftesat e tyre dhe mezi presin ditën e madhe.

Një burim tha: “Ishte një ftesë e bukur dhe vajzat janë të gjitha të emocionuara për të marrë pjesë.

Do të jetë hera e parë që ato do të jenë të gjitha së bashku për disa kohë, kështu që ata mezi presin mundësinë për të arritur kjo ditë”./Indeksonline/