Masat kundër virusit/ Policia shqipton afër 300 gjoba në rajonin e Prizrenit

Më datat 21/22/23 janar 2022, duke u bazuar ne Vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër Virusit Covid 19), Drejtoria rajonale e policisë në Prizren, ka zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19.
Gjatë kryerjes se detyrës zyrtare, angazhimet policore në zbatim të masave anti covid-19 në qendrat tregtare, sheshe dhe lokacionet tjera në komunën e Prizrenit, Suharekës dhe Dragashit policia në mbështetje të njesitit të NJRSH dhe inspektorve të AVUK-ut, në lokale të ndryshme ka shqiptuar gjoba, për mos respektimin e orarit të punës dhe ka larguar mysafirët nga këto lokale, pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar orarin e punës.
Nga ana e policisë janë shqiptuar 295 gjoba personave fizik në zbatim të ligjit 07/L-006. Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi.