75 Mall Live Search
13:39 / E Hënë, 24 Janar 2022 / MSH

Kurti: Aq lirë ka qenë çmimi i rrymës, sa që shumë qytetarë s’e kanë ditur se sa paguajnë

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se çmimi i energjisë elektrike në Kosovë ka qenë aq i lirë, sa që sipas tij, një numër i madh i qytetarëve nuk e kanë ditur se sa paguajnë për rrymë.

Kurti përpara deputetëve të Kuvendit ka thënë se rritja e konsumit të energjisë elektrike, që u vërejt në vitin 2021, është shkak edhe i një ndryshimi të strukturës tarifore në vitin 2017.

“Kurrë nuk ka pasur numër më të madh të qytetarëve të Republikës së Kosovës sesa në këto katër vitet e fundit që nuk e dinë se sa paguajnë për energji elektrike. Aq lirë ka qenë, sa që nuk e kanë ditur as sa paguajnë. Në historinë e Kosovës, numër më të madh të qytetarëve që nuk e kanë ditur sa e kanë faturën, nuk ka pasur. Nuk po them që shumica janë të tillë, por numër më të madh nuk ka pasur”, ka thënë Kurti.