Haradinaj – Kurtit: Kërkoni falje qytetarëve, premtuat zbritjen e çmimit të energjisë tani ju po e rritni atë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se kryeministri Kurti po sillet sikurse profesor, duke dhënë leksione për lopata e bojlera. Sipas Haradinajt, Kurti dështimin e tij po e mbulon duke ushqyer popullin me deklarata mashtruese.
“Kurti i ka bindur njerëzit që do ta ulë çmimin e rrymës. Kur erdhi në qeveri Kurti, i i mblodhi ata ekspertët e vet dhe konstatoi se rryma në Kosovë eshtë lirë. Të kundërtën e thoshte sa ishte opozitë”, shtoi Haradinaj
“Ky zotëri së pari është deshtë të kërkoj falje që nuk ka mundur ta përmbush premtimin për zbritje të çmimit të energjisë, e mos të flasim për rritjen që po e bën”, tha ai.
“Tregona pse po e mbyll kufirin me Shqipëri, ku është qellimi. Jo vetëm që nuk po e zbret çmimin e energjisë, tash po e rritë. Lopatat dhe bojlerat i ke ditë edhe më herët, edhe kur e refuzuat ndërtimin e termocentralit të ri dhe gazsjellësin amerikan. Kjo situatë mund të duket qesharake, por ti kryeminister fajin po ja u gjuan qytetarëve. Këta ministra qe i ke vetëm nga një def po i mungon”, tha Haradinaj.