75 Mall Live Search
13:25 / E Martë, 25 Janar 2022 / OSH

250 euro gjobë për 21 vjeçarin që u aksidentua me Golf 2

Sot, në mëngjes policia rajonale e Ferizajt ka pranunar një informacion
se në rrugën ‘’Tahir Sinani ‘’ në Ferizaj ka ndodhur një aksident
komunikacioni e përfshirë një automjet civil i udhëtarëve VW Golf me
targa vendore.


Njësia Rajonale e Komunakacionit Rrugor i ka marr veprimet e
nevojshme për ta hetuar këtë aksident . Deri te aksidenti dyshohet të
ketë ardhur kur, automjeti VW Golf ka lëvizuar nga rruga ‘’Dëshmorët e
Kombit ‘’ në drejtim rrugës ‘’Tahir Sinani ‘’, duke mos përshtatur
shpejtësinë e lëvizjes së automjetit dhe kushtet e rrugës me ngirca, nuk
mund të ndalon, del jashtë rrugës dhe përfundon në hekurudhë, ku veç
dëmeve të shkaktuara materiale lëndime trupore pëson shoferi i
automjetetit me inicialet R.H ( M/K) i moshës 21 vjeçar i cili ka pranuar
ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj.


Në lidhje me këtë, policia ndaj shoferit R.H ka incuar fletëparaqitjen për
aksidentin e shkaktuar sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni
255.2 dhe 53.4 prej 250 euro, ndërsa në anën tjetër ka inicuar edhe një
fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbanë rrugët nga
kompania përkatëse, me inicilaet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të
komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro.


Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek
shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të
lëvizjes dhe të përshtatin shpejtësinë në raport me kushtet e rrugës, me
qëllim parandalimin e aksidenteve.

Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion.