Avokati i Millosheviqit: Masat e sigurisë në Gjykatën e Hagës si në aeroport
Një ish-gjeneral kroat i Bosnjës ka vdekur sot, pasi ka pirë një dozë helmi vdekjeprurës, përderisa ndodhej në bankën e të akuzuarit në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë, ku u konfirmua dënimi i tij me 20 vjet burgim për krime lufte.
Teksa autoritetet po hetojnë për të mësuar si së është futur helmi në sallën e gjykatës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në Hagë, Holandë, ish-avokati i Sllobodan Millosheviqit ka thënë se një gjë e tillë mund të bëhet fare lehtë.
Toma Fila, avokat serb, i cili, përveç Millosheviqit, ka mbrojtur edhe shumë të akuzuar tjerë në gjykatën për krime lufte, ka thënë se siguria për avokatët dhe pjesëtarët e tjerë të stafit të gjykatës është “sikurse në një aeroport”, raporton The Guardian.
“Ata i inspektojnë objektet metalike, sikurse rripat, paratë metalike, këpucët – dhe i marrin telefonat mobilë”, ka shpjeguar Fila.
“Por, pilulat dhe sasitë e vogla të lëngjeve” nuk regjistrohen, ka treguar avokati serb. /Express/