75 Mall Live Search
23:06 / E Martë, 25 Janar 2022 / SH F

Fillon shpërndarja e kifleve për nxënësit e ciklit të ulët në shkollat e Podujevës

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Avni Fetahu, sot ka vizituar shkollat fillore “Shaban Shala” dhe “Naim Frashëri” për të parë ecurinë e procesit mësimor në këtë situatë epidemiologjike, ku dhe njëkohësisht pa nga afër realizimin e projektit për shpërndarjen e kifleve për nxënësit nga klasa e parë deri te klasa e pestë.

“Ky projekt ka filluar të implementohet nga mbështetja e nivelit qendror për komunat, e cila ka ndarë mjetet buxhetore, ndërsa komunat, përkatësisht drejtoritë e arsimit, e kanë për detyrë përcjelljen dhe zbatimin e këtij projekti. Komuna e Podujevës është prej komunave të para, e cila ka filluar ta zbatojë këtë projekt”, thuhet në njoftimin e tyre.

Gjatë vizitës te shkollat, drejtori Fetahu u shpreh i lumtur për arritjen e realizimit të këtij projekti dhe njoftoi se nga ky projekt do të përfitojnë 37 shkolla me mbi 7000 nxënës. Ai i uroi nxënësit dhe u dëshiroi suksese në mësimet e tyre.