Momenti kur “Golf-2shi” bie mbi hekurudhë, në Ferizaj

Një vetaksident ka ndodhur dje në qendër të qytetit të Ferizajt.
Indeksonline ka siguruar pamjet e momentit kur automjeti i tipit “Golf-2” bie mbi hapësirën e hekurudhës së trenit.
Kujtojmë se Policia ka gjobitur me 250 euro 21 vjeçarin që u aksidentua me Golf 2.
Po ashtu, autoritetet e sigurisë kanë iniciuar edhe një fletëparaqitje ndaj personit që i është besuar të mirëmbanë rrugët nga kompania përkatëse, me inicialet P.B (M/K) 40 vjeçar sipas ligjit të komunikacionit rrugor, nga neni 202.2 prej 200 euro. /Indeksonline/