75 Mall Live Search
11:04 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Qeveria ua vazhdon mërgimtarëve mbulimin e pagesës së polisave kufitare

Kryeministri Albin Kurti në mbledhje bëri të ditur se propozim vendimi për mbulimin e polisave kufitare për bashkëatdhetarët u miratua deri më 31 dhjetor 2022, shkruan IndeksOnline.

Ministri i Financave, Hekuran Murati bëri të ditur se ky vendim i takon pakos së ringjalles ekonomike i cili duhet të vazhdohet pasi është një vit i ri fiskal.

“Pra, do të vazhdohet mbulimi i polisave deri në gjetjen e një zgjidhje përfundimtare për këtë “, tha ai./IndeksOnline/