75 Mall Live Search
12:29 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Bajqinovci: Do të punojmë që të largohen barrierat e sigurisë dhe mbrojtjes mes Kosovës dhe Shqipërisë

Sot Komisioni Parlamentar për Siguri dhe Mbrojtje i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur Komisionin për Siguri Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, tha se do të punojnë së bashku që të largohen barrierat mes dy shteteve në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Gjatë diskutimeve u dakorduam për bashkëpunim mes dy vendeve dhe shkëmbim të përvojave dhe bashkëpunim profesional.

Do të punojmë së bashku që të largohen barrierat mes dy shteteve në aspektin e sigurisë dhe mbrojtjes”, tha ai./IndeksOnline/