75 Mall Live Search
12:46 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / OSH

Nënshkruhet kontratë për trajtimin e qenve endacak në Prishtinë, bëhen 23 pika ushqyese për ta

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se më datë 18 janar 2022 ka nënshkruar kontratë në lidhje me trajtimin e qenve endacak.

Sipas njoftimin, kontrata sigurimin e trajtimit të tyre përfshirë kapjen, sterilizimin, vaksinimin dhe lëshimin, por edhe kontrollin, ushqimin, identifikim dhe hospitalizimin e tyre.

Gjithashtu, në kontratë thuhet se është marrë vendim që nga numri ekzistues prej pesë pikave ushqyese, në afat 7-ditor, të bëhen 23 pika, me mundësi zgjerimi, duke u bazuar në nevojat konkrete.

“Duhet theksuar se Komuna e Prishtinës në krye, ka filluar koordinimin me të gjitha  palët e interesuara, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare, për te filluar procesin e zgjidhjes përfundimtare. Është zhvilluar një strategji e brendshme, e cila do të diskutohet me akterët institucional po ashtu edhe me organizatat joqeveritare dhe individët e organizatat profesionale, në mënyrë që strategjia  të jetë e pranueshme për të gjithë”.

“Janë iniciuar procedurat e hapjes se një Qendre për trajtimin e qenve. Kjo qendër do të ofrojë shërbime për trajtimin jo vetëm të qenve endacak, por gjithashtu edhe kujdesin, trajnimin, socializimin e qenve me pronar”, thuhet në njoftimin e komunës.