Latifi: Ende nuk ka hapësirë për t’u relaksuar, shumica e të infektuarve me Omicron

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha në Komisionin për Shëndetësi se numri më i madh i të infektuarve në Kosovës është me variantin Omicron, ndërsa sipas tij, numri i atyre që kërkojnë kujdes në spital, sidomos në kujdesin intensiv ende është i menaxhueshëm.
Ai tha për personelin mjekësor të infektuar kanë ndërruar strategji rreth kthimit në punë, pasi sipas tij punëtorët shëndetësorë të cilët brenda pesë dite nuk kanë shenja klinike të infeksionit atëherë mund të kthehen në punë.
Duke folur për masat, ministri Latifi tha se vendimet për masa merren pas konsultimit me të gjithë hisedarët.