75 Mall Live Search
14:36 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / LB

Ramush Haradinaj vaksinohet me dozën e tretë përforcuese

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se sot është vaksinuar me dozën e tretë përforcuese anti Covid.

Në një postim në Facebook ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të vaksinohen.

“Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj në Facebook.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Vaksina mbetet mbrojtja kryesore nga pandemia që e ka përfshirë globin.

Unë sot e mora dozën e tretë përforcuese dhe ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të vaksinohen.

Krejt format e tjera kushtëzuese e ndëshkuese ndaj qytetarëve dhe bizneseve, siç janë ora policore, mbyllja e gastronomisë dhe masat e tjera shtrënguese, janë të paefektshme dhe i kërkoj qeverisë që t’i heq ato.

RH