75 Mall Live Search
16:05 / E Mërkurë, 26 Janar 2022 / B O

Filmi kosovar shpallet më i miri në Festivalin e njohur italian

“Pa Vend” nga regjisori Samir Karahoda është shpallur filmi më i mirë i shkurtë në Edicionin e 33- të Festivalit të filmit në Trieste Film Festival – Alpe Adria Cinema.

Juria e kanë vlerësuar si një film që kalon kufijtë mes dokumentarit dhe fiksionit, tabela e pingpongut shndërrohet në alegori për kushtet politike, por gjithashtu një metaforë për kërkimin e një vendi të sigurt në kohërat e zhvendosjes dhe migrimi.

“Pa Vend” sjell rrëfimin e klubit më të suksesshëm të ping pongut nga Prizreni ‘Lidhja e Prizrenit’ duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta në kontekstin e situatës së sotme.