75 Mall Live Search
09:23 / E Enjte, 27 Janar 2022 / k.v

Tre persona e marrin viktimën në shtëpi të tij dhe nën kërcënim të armës e rrahin, policia tregon motivin

Tre persona deri më tani të pa njohur, kanë shkuar në shtëpinë e viktimës në Shtrubullovë të Drenasit ku e kanë marrë atë dhe e kanë dërguar më pas në një shtëpi tjetër për ta rrahur.

E gjithë ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 21:00 nën kërcënim të armës.

Policia ka treguar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe deri te privimi dyshohet se ka ardhur për shkak të një borxhi.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar policinë që ndaj të dyshuarve të hapen katër raste të veprës penale, privim i kundërligjshëm nga liria, përdorim i armës, armëmbajtje pa leje dhe lëndim trupor.

Hetimet në lidhje me këtë ngjarje janë duke vazhduar.