75 Mall Live Search
13:47 / E Enjte, 27 Janar 2022 / LB

I bën vaki Chelseat, ofertë 3 milionë euro për të blerë lojtarin e tyre!

Chelsea po bën përpjekje të vazhdueshme për të zgjidhur çështjen e krahut të majtë në mbrojtje. Lëndimi i Chilwell ka detyruar Tuchel të kërkoj një mbrojtës në afatin kalimtar dimëror.

Rikthimi nga huazimi i lojtarit të tyre, Emerson Palmieri është zgjidhja që po kërkon trajneri gjerman. Por, Lioni ka marrëveshje me Chelsean që Palmieri të jetë i huazuar deri në verë. Për të rikthyer mbrojtësin italian në dimër, Chelsea ka ofruar 3 milionë euro që Lion të lejoj kthimin e mbrojtësit tani.

Mbetet të shihet nëse skuadra franceze do të bindet nga oferta e Chelseat dhe do të lejojë rikthimin e mbrojtësit të krahut të majtë./Indeksonline/