27 të vdekur nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar edhe 27 vdekje të reja si pasojë e pandemisë me koronavirus.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë shënuar 1861 raste të reja dhe 917 të shëruar.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në Maqedoninë veriore që nga fillimi i epidemisë është 261.347, i të shëruarve 231.179, ndërsa numri i viktimave shkon në 8.285.
Në anën tjetër, në Maqedoninë Veriore janë dhënë mbi 1.79 milionë doza vaksinash anti-COVID, teksa mbi 824 mijë qytetarë janë plotësisht të vaksinuar.
