Vedat Muriqi te Mallorca, finalizimi i marrëveshjes çështje orësh

Vedat Muriqi nuk i ka thënë jo kalimit në Spanjë te Mallorca. LaLiga e ka joshur sulmuesin e Lazios, i cili ishte kthyer në një pengesë.
Lojtari nga Prizreni do të kalojë në huazim te Mallorca, klub që do të paguajë pagën e Muriqit dhe Lazio do të arkëtojë 1 milion euro nga kjo lëvizje.
Në kontratën mes palëve do të ketë edhe një klauzolë që i jep të drejtën Mallorca ta blejë Muriqin për 12 milionë euro.