75 Mall Live Search
22:44 / E Premte, 28 Janar 2022 / MSH

Surprizoi Monikën por i uroi fitoren Donaldit, hyrja e Fifit shkakton debat në shtëpi

Hyrja e Fifit dhe takimi me Donaldin gjatë puntatës së kaluar ka shkaktuar debate mes banorëve në shtëpinë e Big Brother.

Mes të tjerash, Arjola ishte ajo e cila shprehu habinë se nuk e ka kuptuar dashurinë e madhe që lindi papritmas mes Fifit dhe Donaldin.

Sipas saj, Fifi ka pasur persona të tjerë që i kanë ndenjur më pranë kur ishte brenda në shtëpi.

Ky diskutim vazhdoi dhe gjatë spektaklit të sotëm nga Iliri, Donaldi dhe Arjola.

Kjo e fundit tha se nuk është ndjerë mirë se të njëjtën gjë, fitoren, ia ka thënë edhe asaj kur po linte shtëpinë.