Protestuesit goditin me qirinj objektin e Qeverisë

Pas marshit protestues dhe konfrontimit me policinë, qytetarët që u bënë pjesë e protestës, kanë gjuajtur qirinj në drejtim të objektit të Qeverisë.
Protesta e sotme, e thirrur nga Partia Socialdemokrate, u bë për të kundërshtuar shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Indeksonline.

Një masë e madhe e qytetarëve kanë vendosur të jenë pjesë e kësaj proteste, duke marshuar nga Sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të Sheshit “Skënderbeu”.

Nën thirrjet “Albin mashtruesi”, “Nuk ka shtet me qebe” dhe “Poshtë Qeveria”, protestuesit bashkë me PSD-në drejtuan marshimin “Ju e rrisni çmimin, ne rezistencën”./Indeksonline/