75 Mall Live Search
17:47 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / C E

Mourinho admirues i madh Xhakës, vjen përgjigja nga Arsenali

Siç raportohet nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane Granit Xhaka nuk do të largohet nga klubi londinez Arsenal.

Thuhet se krerët e Arsenalit nuk do të lejojnë largimin e Xhakës në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të transferimeve të janarit, pavarësisht spekulimeve të shumta që po qarkullojnë në Itali.

Në anën tjetër, trajneri i Romës Jose Mourinho është një admirues i madh i Xhakës, ku portugezi e dëshironte me ngulm transferimin e mesfushorit të Arsenalit gjatë verës së kaluar.

Por, siç qëndrojnë gjërat, nuk ka bisedime mes krerëve të Arsenalit dhe atyre të Romës, që kjo e fundit të sigurojë transferimin e Xhakës.