75 Mall Live Search
18:47 / E Shtunë, 29 Janar 2022 / C E

Carrasco dënohet me tri ndeshje moslojë nga UEFA

Mesfushori i Atletico Madridit, Yannick Carrasco, është pezulluar nga UEFA me tri ndeshje moslojë në Ligën e Kampionëve.

Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen ndaj Portos dhe komisioni disiplinor ka vendosur ta dënojë me tri ndeshje moslojë.

Drejtuesit e klubit të Atletico Madridit e kanë parë dënimin si shumë të ashpër dhe do të apelojnë për të zvogëluar këtë dënim.

Për shkak të këtij pezullimi, Carrasco do t’i mungojë Atletico Madridit në dy ndeshjet e 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Unitedit.

Mesfushori do të mungojë edhe në ndeshjen e parë çerekfinale në rast se Atletico kualifikohet në këtë fazë.