75 Mall Live Search
09:00 / E Diele, 30 Janar 2022 / MSH

Ferizaj, gjenden mjete të pashpërthyera

Një qytetar nga Ferizaji ka raportuar policinë se deri sa ishte duke punuar, ka hasur në mjete të dyshuara të pashpërthyera.

Me të siguruar vendin, njësiti i FSK-së ka arritur të tërheq mjetet në mënyrë të sigurtë dhe pa incidente.

Fsh. Gerlicë, Ferizaj 29.01.2022 – 12:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur-vërejtur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes derisa njësiti  e FSK-së ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente” thuhet në raportin policor.