75 Mall Live Search
09:14 / E Diele, 30 Janar 2022 / LB

“Shkoi e sulmoi dhe ia mori telefonat”, gruaja e pëson nga ish-bashkëshorti

Një rast i dhunës me lëndime të lehta trupore është regjistruar në Prizren.

Policia raportoi se viktima femër kosovare ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar, “ka shkuar në banesën e saj, e ka sulmuar fizikisht, ia ka marr telefonat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.