75 Mall Live Search
09:59 / E Diele, 30 Janar 2022 / LB

Pejanit ia vjedhin në lokalin e tij dy laptopë dhe dy litra raki, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se vjedhi dy laptopë dhe dy litra raki në një lokal.

“Me 29.01.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti në një kafiteri pronë e viktimës mashkull kosovar kishte vjedhur dy laptopë dhe dy litra raki”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje , rasti në procedurë hetimore.