75 Mall Live Search
18:05 / E Diele, 30 Janar 2022 / AR

Fotoja e Sali Berishës “ilaç” për Stresin, e “shëron” nga gripi

Reperi i njohur, Stresi ka treguar gjithmonë se është një mbështetës i zjarrtë i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Së fundmi, reperi është sëmurë me grip dhe duket se “zgjidhjen” e ka gjetur te lideri historik i së djathtës shqiptare. Stresi ka postuar në Instastory një foto, ku tregon se është duke konsumuar çaj me një filxhan tepër të veçantë, imazh i të cilit është Berisha me dy gishta ngritur.

“U shërova s’jam me grip me”, ka shkruar ai përmbi video.

Kjo “story” e reperit ka marrë shumë reagime, ndërkohë ish-kryeministri aktualisht është duke u marr me primaret, ku do të zgjidhen kandidatët për zgjedhjet e 6 Marsit.