Bërllogu “gufon” në një shkollë në Pejë, pamje të mjerueshme

Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Fan S. Noli” në fshatin Kryshec të Komunës së Pejës është në gjendje të mjerueshme.
Në disa pamje të dërguara nga një lexues i Indeksonline, shohim që mbeturinat janë të pranishme në çdo hapësirë të shkollës.

Kjo përveç që është e pahijshme, është edhe mjaft e dëmshme për shëndetin e nxënësve dhe mësimdhënësve.

I njëjti lexues pohoi që në atë shkollë nga muaji shtator nuk ka pastrues./Indeksonline/


